Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mediat suedeze e bëjnë fakt të kryer, zbulohet e ardhmja e Jasir ASANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat suedeze e bëjnë fakt të kryer, zbulohet e ardhmja e Jasir

Jasir Asani do të rikthehet te Partizani në fund të sezonit. Sulmuesi është huazuar te skuadra e AIK në Suedi dhe këta të fundit kanë të drejtën e blerjes.

Sipas “Sport Expressen”, Asani do të kthehet sërish në Shqipëri, pasi skuadra suedez e mori në skuadër për të zëvendësuar futbollistin Nabil Bahoui.

Ndalesa e gjatë nga pandemia e covid-19 ka bërë që lojtari të rikuperohet dhe të jetë gati kur të rifillojë kampionati.

Një lajm i keq për Asanin, por edhe për Partizanin që shpresonte të përfitonte një shumë të majme nga shitja e sulmuesit. Mbetet për t’u parë deri në fund të sezonit nëse Asani do të bind klubin suedez pasi mediat vendase e jap fakt të kryer largimin e tij nga AIK.

Poll

Lexo gjithashtu