
Polonia ia arriti të siguronte në shtëpinë e saj fitoren ndaj kuqezinjve të Sylvinhos, me këtë të fundit që debuton me humbje në krye të kombëtares tonë. Një fitore me shifrat 1-0, ku golin vendimtar e shënoi Sëiderski, por loja e polakëve ka zhgënjyer.
“Sportoëefakty.ëp.pl” do ta konsideronte një fitore me shumë fat, teksa lojën e skuadrës polake do ta konsideronte të “vdekur”. Ndër të tjera në artikullin e botuar nga media polake thuhet se stafi tashmë ka “halle” serioze për të rizgjuar atë kombëtaren që të gjithë presin.
“U zhvillua një lojë e “vdekur”, një lojë jo e mirë nga ana e lojtarëve tanë. Sëirderski si gjithmonë arrin të jetë vendimtar, U kënaqemi 3 pikëve në shtëpi ndaj një rivali të vështirë”, thuhej ndër të tjera në artikullin e medias polake.