Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Me Poloninë është finale”, Ervin Fakaj: Daku alternativë e Cikalleshit, kam besim te Sylvinho

Shkruar nga NEWSPORT
“Me Poloninë është finale”, Ervin Fakaj: Daku

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj, ka folur në një intervistë për ‘Sport News’ të moderatoes Trevisa Tufa në prag të dy ndeshjeve jetike të Shqipërisë, me Çekinë më 7 shtator dhe Poloninë 3 ditë më vonë.

Fakaj, janë këto dy sfidat përcaktuese për objektivin “Euro2024”, Sylvinho mendon se kualifikimi vendoset në nëntor, jo tani, ju si mendoni?

Çdo ndeshje është përcaktuese pasi kundërshtarët tonë do kërkojnë të fitojnë çdo ndeshje. Unë besoj se këto dy ndeshjet e shtatorit janë të rëndësishme, pasi do luajnë ndaj rivalëve direkt. Unë besoj se 60 ose 70 përqind e rrugës për në Europian shkon nga shtatori.

A është mjaftueshëm i pjekur ky ekip, ky grup që ka ndërtuar Sylvinho për të kaluar këto dy sfida?

Unë besoj se ardhja e trajnerit të ri ka sjellë frymë tjetër. Kishim trajner me përvojë, por në një moshë që nuk jepte dot frymëzimin e duhur. Sylvinho ka bërë ndryshime nga ana teknike dhe nga përbërja. Grupi është drejt konsolidimit. Rëndësi ka frymë, nëse do mjaftojë apo jo kjo frymë mbetet për t’u parë. Fryma është e rëndësishme. Tifozët janë të nxehtë, kanë krijuar atmosferën e vet. Unë besoj se skuadra është në rrugë e sipër, çdo gjë kërkon kohën e vet.

Atmosfera duket pozitive, 6 pikët e fundit kanë dhënë efekt, lojtarët janë në formë, sa do ndikojnë këto detaje?

6 pikë të marra kundrejt skuadrave jo favorite ishin të rëndësishme. Ajo që bëri atmosferën edhe më të nxehtë ishte fakti se Polonia la 3 pikë të rëndëisshme ndaj Moldavisë. Klima është pozitive, rëndësi ka që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Stafi dhe  trajneri duhet të kenë aftësinë që të mbajnë ekipin në gjendje normale, pa eufori të tepruar. Do luajmë ndaj dy ekipeve të forta, me goxha potencial si anën teknike ashtu edhe në anën taktike. Të gjithë do shuajmë kureshtjen: ku jemi!

Mendon se Sylvinho do i përshtat kundërshtarëve, nëse shikon listën më shumë ka grumbulluar sulmues, mendon realisht se Shqipëria do të luajë në sulm në Pragë, a jemi gati për një futboll të tillë, e kemi këtë potencial?

Unë besoj se për një ekip futbolli rëndësi kanë balancat. Duhet të mendosh edhe për lojën në prapavijë. Unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur. Kemi disa lojtarë dhe kemi një grup me kualitet. Duhet të jemi të bashkuar dhe pa eufori. Duhet të vlerësojmë kundërshtarët në maksimum. Nëse shkojmë me entuziazëm, mund të bëjmë me gjëra të mira.

Çfarë sfidë pret në Pragë, a mjafton të mos humbasim?

Nëse do flisja siç duhet, për mua ka vlerë më shumë ndeshja me Poloninë. Kur luan në këto nivele, çdo ndeshje ka vlerë. Në çdo ndeshje duhet të luftosh për të fituar. Nuk do mendosh për Poloninë, pa mbaruar ndeshja me Çekinë. Edhe nëse del pa pikë, finalja e madhe është me Poloninë. Nëse mund Poloninë, ke marr një 3 pikësh që vlen më shumë sesa 3 pikë. Nuk duhet anashkaluar ndeshja me Çekinë, nëse merr një rezultat pozitiv, shkon me moralin lart ndaj Polonisë.

Është një finale për Shqipërinë, por është edhe për Çekinë, duke iu referuar situatës në Grup E, duket sikur presioni është te rivalët, na shohin ndryshe tani Fakaj, na shohin si pretendent, si mund të ndikojnë këto detaje?

Unë besoj se presioni është mbi të gjithë. Nuk jemi më inferiorë. Ne jemi të barabartë në këtë grup. Presioni është i madh te Polonia, ndoshta për shkak të nivelit të lartë që ka në përbërje. Nëse nuk përballon presionin, do të thotë që nuk je skuadër e gatshme për t’u kualifikuar në Europian.

Së fundmi, Sylvinho ka afruar dy sulmues te rinj, Muja dhe Daku, sa mund të na shërbejnë këto dy elementë?

Muja dhe Daku janë elementë të rëndësishme. Daku është një sulmues, ne kemi nevojë për një alternativë të Cikalleshit, duke qenë se Broja është i dëmtuar. Kjo është një alternativë e mirë për ne, do të shikojmë si do përshtatet me grupin.

Edhe Muja ëshë zhvilluar shumë në vitet e fundit. Në skuadrën belge ka fituar vendin e titullarit, do të luajë tani edhe në Champions League.

Me sa pikë do ishte i kënaqur nga këto dy sfida Fakaj, me sa pikë dalim nga këto dy sfida?

Pikët? Nuk jam parashikues i mirë. Thashë që duhet të mundim Poloninë. Do ishte fenomenale nëse barazojmë me Çekinë dhe mundim Poloninë.  Besoj se trajneri do shkojë në rë dyja ndeshjet për të marrë maksimumin.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga