Myrto Uzuni ka lënë gjurmë në këtë sezon në kampionatin spanjoll. Beratasi po shkëlqen me Granadan ku ka arritur të shënojë plot 21 gola. E ardhmja duket se do të jetë padyshim një kampionat më i fortë. Sirenat kanë rënë nga kampionate prestigjioze.
Së fundmi ai është shfaqur brenda makinës së tij luksoze, ndërsa përreth i rrethuar nga tifozët e shumtë të Granadas. Më në fund dita erdhi edhe për lojtarët tanë, ashtu sikurse futbollistët elitarë në Europë. Ai i jep autografe, ndërsa nuk mungon edhe një fotografi.
Megjithatë ai është deri në fund i vendosur për të dhënë kontributin maksimal për Granadan në Ligën e dytë spanjolle. Skuadra e Uzunit gjendet në vend të dytë, me 2 pikë më pak se kryesuesit e Eibar. Objektivi “La Liga” duket më se i arritshëm. Fundi i kampionatit do ta tregojë diçka të tillë.
[caption id="attachment_690740" align="alignnone" width="1290"] Uzuni duke dhënë autografe[/caption]