
Vllaznia është më gati se kurrë për rifillimin e Superiores. Këtë gjë e kanë treguar dhe në miqësoren e sotme, ndërsa fituan 1 me 3 kundër Laçit me golat e Balajt, Çobës dhe Alivodës.
Kuqeblutë dhe në kampionat i morën pushimet, pas 3 fitoreve radhazi me Dinamon, Tiranën dhe Skënderbeun. Aktualisht ata mbajnë vendin e 4 me 26 pikë në renditjen e përgjithshme, po as sa Tirana e vendit të tretë.
Vllaznia ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se do luajë dhe nesër, më 8 janar kundër Besëlidhjes. Testi i dytë miqësor kundër këtyre të fundit, ndërsa i pari përfundoi me humbje. Në kampionat kthehen më 14 janar përballë Kukësit në “Loro Boriçi”.
Poll