Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Më e lehtë të krijosh qeveri se të zgjedhësh 11-të lojtarë”, kryeministri portugez i befason të gjithë: Kam rezervuar biletën e finales, unë edi…

Shkruar nga NEWSPORT
“Më e lehtë të krijosh qeveri se të zgjedhësh

Portugalia është ekipi i fundit që kualifikohet për në fazën e çerekinaleve, ku Maroku është kundërshtari i radhës. Ndeshja do të zhvillohet më datë 12 nëntorë ora 16:00.

Kryeministri i Portgulaisë, Antonio Costa i cili ishte i pranishëm në Shqipëri për Samitin e BE, e ka ndjekur në stadium ndeshjen kundër Zvicrës. I surprizuar nga rezultati dhe loja e zhvilluar mendon, se ky ekip mund të sjell Kupën e Botës.

“Kualitetet në fushën e lojës së kombëtares portugeze japin besim për të përballuar me optimizëm këtë botëror. Ne mund të presim çdo gjë. Në një Botëror çdo gjë është e mundur dhe kjo skuadër ka treguar si në fazën e grupeve ashtu edhe në fazën e 1/16 se mund të na surprizojë. Ne kemi nevojë edhe për yllin me fat dhe duke pasur kundërshtarët e duhur, e kemi parë që nuk kanë munguar surprizat, por unë e di që cilësia e lojës na jep besim për fazat e ardhshme”.

 Do të ktheheni në datën 18 dhjetor? Tashmë e kam rezervuar”.

Antonio Costa u pyet edhe për situatën e Cristiano Ronaldos, i cili e nisi lojën në stol, pas episodit të luajtur në ndeshjen kundër Koresë së Jugut. “A mendoni se kam mundësi për të folur për Fernando Santos? Menaxhimi i një ekipi me cilësinë e Portugalisë duhet të jetë shumë i vështirë për t'u zgjedhur, mendoj se është më e lehtë të formosh një qeveri sesa të zgjedhësh njëmbëdhjetë lojtarë te ky ekip. Është një punë e shkëlqyer nga Fernando Santos dhe ne duhet t'i besojmë atij”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga