Tirana do të luajë te enjten në transfertë kundër Dinamo Batum, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Ndërsa sfida e parë ka përfunduar me shifrat 1-1, bardheblutë do të tentojnë të shkojnë në turin pasardhës duke arritur një fitore.
Transferta në Gjeorgji është disi e largët për tifozët e Tiranës. Megjithatë disa prej tyre kanë vendosur të shkojnë pranë ekipit të zemrës.
Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk munden të jenë në stadium, televizioni MCN ka bërë me dije se mund ta ndjekin takimin drejtëpërdrejtë pa pagesë. Por, kujdes! Fillimisht duhet shkarkuar aplikacioni “Tibo” dhe ndeshja mund të ndiqet pikërisht në ekranin e MCN-së. Kjo ndeshje është programuar të zhvillohet në orën 19:00.
[caption id="attachment_700844" align="alignnone" width="760"] Njoftimi i Endri Meksit, administrator i MCN[/caption]