Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Mbylleni kampionatin, LIVERPOOL është kampioni”, mbrojtësi i Premier League apel Federatës

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbylleni kampionatin, LIVERPOOL është kampioni”,

Jose Holebas ka folur për këtë sezon të Premier Leagues. Mbrojtësi i krahut të mjatë të Watfordit ka deklaruar se kampionati duhet të përfundojë dhe Liverpool të shpallet kampion për këtë edicion futbollistik.

Në një prononcim për Sky Sport, ai është shprehur se nuk ka kuptim të mendohet për futboll teksa situata në gjithë botën është e vështirë.

“Sipas mendimit tim, ju duhet të anuloni sezonin, për mua është shumë e qartë. Unë do t’i jepja Liverpool titullin, ata e meritojnë atë dhe kanë luajtur futboll të jashtëzakonshëm këtë sezon.

Ata janë qartë ekipi numër një. Mendoj se nuk ka kuptim të vazhdojmë të ri-planifikojmë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Liverpooli është në vendin e parë në Premier League, plot 25 pikë para City-it ndjekës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga