
Kukësi i këtij sezoni i ka surprizuar të gjithë, teksa është e vetmja skuadër në Superiore që nuk ka pësuar asnjë humbje. Me në krye trajnerin Ernest Gjoka, verilindorët arritën ta mbyllnin 2016-tën në vendin e parë, në një garë plot me rivalitet, ku Partizani, Skënderbeu dhe Tirana kishin të njëjtin objektiv.
Tashmë me nisjen e 2017-tës, pritshmëritë për Kukësin do të jenë më të larta. Përveç titullit kampion, presidenti Gjici është i dashuruar dhe me kalimin e tureve dhe këtë e ka thënë shpesh nëpër studio të ndryshme televizive. Megjithatë deri në përfundim të sezoni ka ende kohë për ë mësuar nëse Kukësi do të shpallet kampion Shqipërie për sezonin 2016-2017, apo do të arrijë të hyjë në zonën e Europa League.