Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbushet “kupa”, rasti Guler dhe dëmtimet e shumta detyrojnë Realin të shkarkojë drejtorin

Shkruar nga NEWSPORT
Mbushet “kupa”, rasti Guler dhe dëmtimet e shumta

Real Madrid këtë sezon po vuan prej dëmtimeve të shumta të lojtarëve. Duket si një keqmenaxhim i situatave, e cila ka detyruar drejtuesit e madrilenëve të shkarkojnë Drejtorin  e stafit mjekësor të skuadrës.

Kroatin Niko Mihic nuk do të jetë më pjesë e “Los Blancos” dhe “kupa” është mbushur me rastin e Arda Guler. Talenti turk që u transferua gjatë merkatos së verës ende nuk ka mundur të debutojë me Realin. Pas operacionit ka pasur vazhdimisht probleme muskulore duke bërë që të vonojë debutimi i tij.

Por sipas mediave spanjolle shkarkimi  i tij ka të bëjë edhe me dëmtimet që kanë pasur Karim Benzema dhe David Alaba në të kaluarën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga