
Harry Kane duket se është bindur më në fund për t’u larguar nga Tottenham. Sulmuesi anglez prej disa vitesh si kapiten i “Sspursave” nuk a ka dalë dot të fitojë trofe dhe kjo ka bërë që lojtari të kërkojë edhe largimin. "Kupën" e ka mbushur mbetja jashtë çdo kompeticioni europian në këtë sezon, pasi u renditën në vendin e 7-ta me 60 pikë.
Sipas mediave britanike raportohet se anglezi ka disa oferta në “tavolinë”, ppor për momentin ajo e United e “tundon”. 29-vjeçari ua ka bërë të qartë drejtuesve vendimin e tij, me këto të fundit që nuk dëshirojnë largiminn e një lideri. E ardhmja e tij është larg Tottenham, ndërsa pritet për të mësuar se cila do të jetë skuadra që do të vijojë karrierën sulmuesi anglez.