Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Mbrojtja nuk është shumë efikase”, Xavi “qan” mungesën e Gavit: Nuk po gjejmë dot një zëvendësues

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbrojtja nuk është shumë efikase”, Xavi

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me katalanasit që mbajnë vendin e 3-të me 35 pikë, 9 më pak se Girona. Kampionët e La Liga-s do të luajnë sfidën e radhës ndaj Almerias, takim që do të startojë në orën 19:00 ditën e nesërme.

Në prag të kësaj përballjeje ka four Xavi Hernandez. Ky i fundit ka theksuar se në sfidat e fundit mbrojtja është reparti që po çalon. Ndër të tjera theksoi se skuadrës po i mundon shumë një lojtar si Gavi.

 “Çfarë mungon? Mbrojtja efikase. Sezonin e kaluar ne e ruajtëm portën të paprekur në shumë ndeshje, por në këtë sezon nuk po ndodh. Duhet të jemi më të fortë për të qenë më konkurrues.

Besoj shumë në atë që po bën ekipi, jam optimist. Besoj se do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Ndonjëherë, të jesh trajner i Barcelonës mund të jetë e pakëndshme, por nëse dëshiron të jesh në elite, duhet të durosh.

 Mungesa e Gavit? Ne gjithmonë kërkojmë të përforcojmë skuadrën. Me dëmtimin e Gavit na duhet një lojtar me atë profil, por është e vështirë. Të shohim me Dekon, me presidentin, por varet edhe nga “fair play” financiar.

Titulli? E kam thënë tashmë se Girona është një rival i drejtpërdrejtë dhe mund të luftojë për titullin. Ne gjithashtu mund ta kthejmë tryezën, nuk mund të dështojmë. Po bëjmë shumë gabime dhe po e paguajmë. Ne duam ta përfundojmë raundin e parë të ndeshjeve në mënyrën më të mire”, ka përfunduar timonieri i Barçës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga