Qendërmbrojësi Valdo Zeqaj si duket nuk është në planet e klubit gjirokastit dhe në këto kushte Luftëtari po mendon ta largojë futbollistin. Nuk flasim këtu për shitje, por për një huazim të 23-vjeçarit.
Interes për shërbimet e qendërmbrojtësit ka shfaqur klubi kosovar, KEK, i cili është pranë akordit me Zeqajn. Në kontaktet që dy klubet kanë pasur, mësohet se marrëveshje në parim është arritur, e vetmja gjë që pritet është fjalë e 23-vjeçarit.
Mësohet se vlonjati ende nuk është i bindur për të ardhmen e tij, ndaj dhe klubi i ka lënë pak kohë të mendohet për të marrë një vendim brenda janarit për të ardhmen e tij.
[caption id="attachment_193948" align="aligncenter" width="225"] Valdo Zeqaj[/caption]