Barcelona do e mbyllë bashkëpunimin me Samuel Umtitin, pasi mbrojtësi nuk bën pjesë në planet e Xavit. Pavarësisht se ka kaluar 6 vite në Camp Nou, Umtiti nuk arriti të fitojë besimin e teknikut spanjoll në fushën e blertë. E ardhmja e tij tashmë duket se është vendosur.
Do jetë pikërisht Rennes nga Ligue 1 në Francë që do fitojë shërbimet e 28- vjecarit me lojtarin që e njeh mjaft mirë kampionatin francez. Kujtojmë se është lojtar i dalë nga akademia e Lyon dhe rreth 4 vite ka luajtur për ekipin e parë.

Galeria fotografike ()
Poll