Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mbeti pa ndjenja në Elbasan, flet "Guerrils-ja" e Partizanit: Fitojmë 1 me 0, sot spektakli do të jetë i kuq!

Shkruar nga NEWSPORT
Mbeti pa ndjenja në Elbasan, flet "Guerrils-ja" e Partizanit:

Trevisa Tufa, ishte emri më i përmendur i atij takimi të 30 tetorit, ku Partizani luajti në Elbasan Arena kundër Skënderbeut. Guerrils-ja e të kuqve mbeti pa ndjenja në mes të stadiumit, pasi policia u përplas me tifozët duke përdorur gaz lotsjellës. Ajo sfidë u mbyll me rrjeta të paprekura, por kontestimet nga klubi i kuq ishin të shumta për gjyqtarin, aq sa Enea Jorgji u shpall "Non Grata.

Sot newsport.al kontaktoi tifozen e zjarrtë të Partizanit, ku edhe pse disa orë para takimit, ajo fliste mes emocionesh. Trevisa tregoi që sot nuk do të ishte pranë skuadrës së saj, jo për shkaqet e Elbasanit, por për arsye të saj familjare. Gjithashtu ajo bëri një analizë të shkurtër, teksa deklaroi:

"Sot është supersfida e javës. Ky takim i ka brenda të 3 rezultatet pasi dihet se të dy ekipet do të luftojnë shumë. Por sigurisht mendoj që do të fitojmë ne. Fatkeqësisht ndeshjen do e ndjek nga televizori për arsye familjare dhe jo nga ajo çfarë kalova në Elbasan.

Edhe në këtë ndeshje tifozëria e kuqe do të jetë e shumtë në numër dhe pritet të japë spektakël siç bëjmë gjithmonë, ndoshta këtë herë edhe më shumë.

Mendoj se ky takim do të mbyllet 0-1 për Partizonin. Ne kemi një skuadër të kompletuar, por besoj dhe shpresoj që sot do të vendosin Ekuban ose Batha. Njëri prej tyre kam bindjen që do të shënojë dhe ne do të largohemi me 3 pikë nga Korça", përfundoi për newsport.al Trevisa Tufa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga