Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbërrin njoftimi ZYRTAR: Cristiano Ronaldo ka firmosur

Shkruar nga NEWSPORT
Mbërrin njoftimi ZYRTAR: Cristiano Ronaldo ka firmosur

Në pritje të lajmeve për të ardhmen e tij, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me Binance. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht kjo kompani, me të cilën kampioni portugez ka nënshkruar një partneritet ekskluziv.

Siç thuhet në njoftimin për shtyp të kompanisë, sulmuesi “do të lançojë disa koleksione NFT çdo vit. Shënimi shpjegon se "bashkëpunimi parashikon nisjen nga Binance të një fushate globale me qëllim që të bëjë Ëeb3 të njohur për tifozët e Ronaldos, duke i afruar ata me këtë botë përmes NFT-ve".

Partneriteti përfshin krijimin e "një serie koleksionesh NFT që do të ofrohen për shitje ekskluzivisht në platformën NFT të Binance".

Teksa interesi është mjaft i madh për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij, portugezi bën një hap para duke lidhur marrëveshje me kompaninë e njohur të kriptomonedhave. Ai është përfolur për një rikthim të mundshëm te Juventus ose një transferim te kryeqytetasit e Romës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga