Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbappe shpreh dëshirën e tij: Ky botëror është ëndrra ime

Shkruar nga NEWSPORT
Mbappe shpreh dëshirën e tij: Ky botëror është

Franca ka nisur mbrojtjen e titullit kampion bote, duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale. Anglia është kundërshtari i saj i radhës në një ndeshje që shanset janë të barabarta. Mbappe me dygolëshin e realizuar ndaj Polonisë kryeson listën e golashënuesve.

Heshtja e yllit francez u thye mbrëmjen e djeshme teksa foli për herë të parë në këtë botëror për mediat, duke nënvizuar faktin që është fokusuar maksimalisht në këtë Kupë Bote.

Mbappe u shpreh: “Kjo është gara e ëndrrave të mia. Objektivi im i vetëm është fitimi i Kupës së Botës. Kjo është ëndrra ime, ëndrra ime e vetme. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu.”

Në moshën 23-vjeçare, Mbappe është në kulmin e fuqive të tij dhe tashmë ka lënë pas legjendat franceze si Thierry Henry, Michel Platini dhe Zinedine Zidane me 9-të golat e tij në Kupën e Botës (pesë të tij në Katar u shtuan katër të tij nga viti 2018).

Askush nuk ka shënuar kaq shumë gola në Kupën e Botës para ditëlindjes së tij të 24-të. As Pele, as Ronaldo i madh, as golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, Miroslav Klose, nuk mund të pretendonin për një rekord të tillë në të njëjtën moshë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga