
Intervista e dhënë për ‘France Football’ nga Kylian Mbappé ka shkaktuar një tjetër tërmet në Paris Saint-Germain. Francezi vuri në pikëpyetje të ardhmen e tij në PSG, për më tepër duke përdorur terma mjaft të ashpra ndaj klubit të tij aktual.
24-vjeçari tha se të qëndrosh në Paris nuk ia vlen pasi nuk vlersohet rendimenti. Por pas kësaj kanë reaguar edhe 6 lojtarë të PSG. Por, këto nuk janë të vetmit pasi kjo gjë ka zemëruar edhe presidentin Nasser Al-Khelaifi.
"Nëse ai mendon kështu për ne, pse nuk largohet. “, ka thënë presidenti duke shtuar ndër të tjera se kjo “është një mungesë respekti ndaj të gjithë PSG-së, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës nga ana e Mbappes”.
Poll