Bayern Munich do të udhëtojë në Paris për t’u përballur me PSG-në në Champions League, takim që do të luhet më 14 shkurt. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja klubet që kërkojnë të fitojnë trofeun.
Dëmtimi i Kylian Mbappe ndaj Montpellier ka tronditur kampionët e Ligue 1, pasi sulmuesi francez pritet të mungojë 3 javë. Por diçka të tillë nuk e beson aspak trajneri i bavarezve, Nagelsmann.
“Unë nuk e di se çfarë ka, por pres që ai të luajë. Ata janë shumë të paqartë në faqen e tyre duke thënë “deri në tre javë”, nëse ai nuk ka një dëmtim strukturor, nuk mendoj se do të humbasë ndeshjen.
Do të përgatitem për ndeshjen duke pritur që ai të luajë. Është shumë larg të thuhet se lojtari nuk do të jetë në fushë, nëse nuk ka një dëmtim të rëndë”, deklaroi trajneri gjerman.