
Përfaqësuesja e Kosovës është ndeshur sot me një rast të paprecedentë, pasi ishin nisur drejt Hungarisë. Kombëtarja U-21 e hendbollit kishin veshur uniformën bedheblu dhe kjo duket të irritur policinë serbe. Për "Bota sot", është bërë me dije që:
“Shumë dramatike ka qenë dhe afër incidentit të madh në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, kur polici Rakiq (me prejardhje nga Kosova) na keqtrajtoi dhe u mundua që të ndalon shkuarjen e Kombëtares sonë në Sllovaki, me pretekst se simbolet e Kosovës nuk guxojnë të shfaqen nëpër Serbi në uniformat sportive. Por këmbëngulja dhe mospërfillja e urdhrave të tij nga ana e udhëheqjes se rrugës së FHK-së, gati sa erdhi te incidenti shumë i madh. Por falë Zotit, dhe ndërhyrjes së tjerë zyrtar nga policia serbe u evitua më e keqja. Kur ti shtohet acari qe mbretëronte dhe rrugët e vështira, mendojnë se djemtë tanë dhanë maksimumin si në fushën sportive por edhe atë politike”.