
Mariano Diaz mund të jetë lojtari i ardhshëm i Schalke 04 në Buldesligë. Sikurse raportojnë mediat në Gjermani, klubi nga Gelsenkirchen është duke menduar për një tentativë të tillë. Kjo pasi, Diaz nuk ka gjetur hapësirë tek Reali dhe një klub tjetër në karrierë ndoshta do e sillte atë në formën e tij më të mirë.
Kujtojmë që në sezonin e kaluar, Mariano, tek Reali mbajti veshur fanellën me numrin 7, atë që ka pasur Cristiano Ronaldo, por nuk arriti të linte shumë gjurmë.
Nuk dihet me shumë siguri nëse për lojtarin do të vijë një ofertë në merkaton e janarit, apo gjithçka do të tentohet në merkaton e verës. Të presim për të tjera zhvillime në lidhje me këtë çështje.
Poll