Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbajti Francën mbi supe, Kylian MBAPPE reagon për herë të parë: Do rikthehemi përsëri

Shkruar nga NEWSPORT
Mbajti Francën mbi supe, Kylian MBAPPE reagon për herë të
Franca u mposht nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës duke zbritur kështu nga froni që e mbante që nga viti 2018. Një ndeshje e çmendur që prodhoi plot 6 gola në 120 minuta ndërsa ruleta e penalltive nxorri fitues bardhekaltrit. Tre golat për Francën u shënuan nga Kylian Mbappe, i cili i “tradhëtuar” nga shokët e ekipit, u detyrua të mbante vetë në supe gjithë peshën e Gjelave. Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë i 23-vjeçarit. Në rrjetet e tij sociale Mbappe ka postuar një foto me çmimin e Golashënuesit më të Mirë të turneut duke kaluar kokëulur pas trofeut të Kupës së Botës. Mbishkrimi i fotos tregon: “Do të kthehemi përsëri.” Botërori i ardhshëm do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026 dhe Mbappe do të jetë 27 vjeç, më i pjekur, më i fortë, më i frikshëm.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga