
Eneo Bitri ka folur pas fitores 2-1 kundër Kukësit. Kapiteni i Partizanit shkëlqeu sot kundër verilindorëve me një supergol.
Në një lidhje direkte me Oversport, ai iu përgjigj Gent Muçës duke i thënë para derbit se do të shënojë dhe gola më të bukur se me Kukësin. Në fjalën e tij para gazetarëve, qendërmbrojtësi i kuq tha:
“Nuk mendoj se ishte penallti. Gjithësesi e dinë arbitra. Goli i shënuar, mendoj se ishte një goditje që e prisja në shtyllë të dytë. Jam një lojtar që i ndjek këto rastet. Ishte gëzim i madh. Dedikimi shkon për gjithë çunat e ekipit. Kemi pasur shumë mangësira. E meritonim këtë fitore sot.
Rezultati? Ndeshja e kaluar me Shijakun ishte një mospërqëndrim që pësuam dy gola dhe tani një penallti që niste nga një faull kundër Carës.
Mbaje mend mirë atë gol? Besoj se karrierën time përpara e kam. Mund të bëj më të bukur se ky. E thashë në formën e shakasë. (I drejtohet Gent Muçës). Sa i përket penalltisë, unë kam ndaluar. Këmba e tij e djathtë ka ardhur te unë. Dhe jo çdo kontakt në zonë është penallti. Shihni këmbën e djathtë”, tha ai.