
Mbrojtësi maroken i Bayernit, Nousair Mazraoui është shprehur i zhgënjyer në një intervistë për minutat e pakta që ka në dispozicion. Mazraoui erdhi nga skuadra e Ajax verën e shkuar tek Bayern. Për Nagelsmann marokeni shpesh ka qenë zgjedhje e parë në krahun e djathtë.
Ai gjithashtu ishte dhe një nga lojtarët kryesor të Marokut në Kupën e Botës. Por pas Botërorit minutat e tij ishin të pakta, duke qenë zgjedhje e dytë dhe shpesh duke mos u aktivizuar fare. Me trajnerin Tuchel mbrojtësi nuk është marrë parasysh pothuajse fare.
Për “Abendzeitung” Mazraoui u shpreh: "Para Botërorit isha titullar, tani jam në formë dhe nuk gjej hapësirë. Nuk jam as zgjedhje e dytë apo e tretë. Është shumë herët të flas për të ardhmen time, por kjo nuk është në rregull.”