Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Maurizio Sarri "shkatërron" Napolin pas largimit te Chelsea, merr tre lojtarë nga skuadra italiane

Shkruar nga NEWSPORT
Maurizio Sarri "shkatërron" Napolin pas largimit te Chelsea, merr

Maurizio Sarri tashmë mund të cilësohet trajneri i ri i Chelesas, kjo sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, por jo vetëm, të cilat e cilësojnë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes me londinezët për sezonin e ri.

Pas largimit nga Napoli, Sarri ka zbuluar dhe listën me emrat e lojtarëve që kërkon të ketë të ekipi i ri. Ajo që bie në sy janë emrat e tre lojtarëve me të cilët tekniku punoi për një kohë të gjatë e skuadra italiane.

Trajneri kërkon mbrojtësin e djathtë Elseid Hysaj, qendërmbrojtësin Raul Albiol dhe mesfushorin Piotr Zielinski. Si duket, përveç qendërmbrojtësit dhe mesfushorit, Sarri kërkon të mos lërë jashtë planeve të tij dhe Hysajn i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por që për Chelsean nuk do jetë problem në rast se Sarri e ka ndarë mëndjen për ta patur në ekipi për sezonin e ri. /NEWSPORT.Al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga