Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MARTINI: Kaluam në vetëkënaqësi, kjo Teutë ka mundësi për Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
MARTINI: Kaluam në vetëkënaqësi, kjo Teutë ka

Edi Martini ka folur pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Teutës u shpreh i kënaqur për Oversport për këtë sukses të ekipit të tij. Durrsakët çuan në shtëpi Kukësin dhe për këtë, Martini tha:

“Në pjesën e parë kontrolluam lojën tërësisht. Shënuam dhe nuk e lamë kundërshtarin të na afrohej. Edhe pjesa e dytë, kishim 2-3 herë shanse për të shënuar. Kështu është futbolli. Me 10 vetë mos të kontrollosh topin, është e pafalshme për ne. Megjithatë dua t’i përgëzoj djemtë. Ky ekip di të luajë futboll. Është i kompletuar dhe i ka të gjitha. Menduam se fituam para kohe ndeshjen. Ishte një vetëkënaqësi. Aty kur duhej, lojtarët luftuan. Kishim disa probleme fizike me 2-3 lojtarë. I komplimentoj djemtë për kualifikimin.

Maksimumi i Teutës? Nuk mendoj që ky është maksimumi ynë. Do të tentojmë të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Kemi një ndeshje të vështirë në Rrogozhjinë në kampionat. Kemi mundësi të ecim përpara. Unë mendoj se kemi forca të shkojmë përpara. Me Goxhajn do të forcohemi dhe më shumë. Ky ekip ka më shumë mundësi për të ecur para.

Vetëkënaqësia? S’mund t’i kritikoj. I dua djemtë e mi. Kur janë mirë dhe kur janë keq akoma më shumë”, tha ai.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga