
Bylis dhe Teuta nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre. Mes spektaklit skuadrat kështu ndajnë nga një pikë në duelin e mbijetesës.
Pas ndeshje për “Oversport” do të fliste Edi Martini, i cili ishte shumë i mërzitur për rezultatin, teksa theksoi se fati nuk ishte me skuadrën e tij.
Barazimi? Ne i filluam ndeshjen e dytë të ekuilibruar. Ekipet ruanin njëra-tjetrëmn. Dy gola u shënuan mes ritmit. Patën mundësinë të shënonim me Grudën. Është e njëjta si ndaj Laçit që nuk e mbyllim dot ndeshjen. Ndeshje e keqe, nuk na lejohej asnjë hapësirë për ta humbur, por kjo ndeshje erdhi kështu. Ndeshjet bëhet të vështira dhe presioni është i madh. Pas dy humbjeve radhazi, një humbje e tretë ishte shumë. Siç shkuan gjërat duhet të mbyllnim, ndeshjen.
7 ndeshje pa fitore? Ne i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Pas duelit me Partizanin që e meritoi fitoren, në sfidat e tjera nuk kemi pasur fat. Edhe pjekuria edhe presioni janë shumë të mëdha. Edhe sot për çështje fati nuk fituam. Fati nuk ishte në anën tonë. Duhet të përmirësohemi më shumë para portës.
Goli i parë i Vilës? Kjo fushë është shumë e vështirë të qarkullosh topin pasi nuk mund të zhvillojmë lojën tonë. Nuk mjafton loja e bukur, por na duhen pikë. Nuk doja lojë të bukur, por pikë.
Kallaku dhe Emilianoi Vila më shumë përgjegjësi? Jam i sigurtë që do të ngjitemi në renditje. Kemi disa mungesa. Mungojnë Goxhaj dhe Karabeci, edhe sot Kuro. Ne u bëmë shumë kohë që luajmë me mungesa dhe skuadra e ndien mungesën e tyre. Edhe lojtarët e tjerë e kanë justifikuar, por nuk kanë eksperiecën e duhur.