Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Martinez: Messi është lojtari i vetëm në histori që ka kompletuar futbollin

Shkruar nga NEWSPORT
Martinez: Messi është lojtari i vetëm në histori që ka

Emiliano Martinez ka pohuar se bashkëlojtari i tij te Argjentina, Lionel Messi është "i vetmi lojtar në histori që ka kompletuar futbollin".

Portieri i Aston Villa ka shprehur admirimin e tij për kapitenin argjentinas dhe ka thënë se 36-vjeçari është një frymëzim për shumë njerëz, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Me triumfin e Kupës së Botës në vitin 2022, Messi tani ka fituar çdo trofe madhor në futboll.

Duke folur për TV Publica, Martinez tha: "Ai përfaqëson atë që është një argjentinas. Familjar, ai jep gjithçka për fëmijët dhe gruan e tij. Ai e do futbollin, ai jep gjithçka në fushë. Shembulli që duhet ndjekur është Messi. ai është ndoshta më i famshmi në botë. Ai e do familjen dhe kujdeset për fëmijët e tij, janë burim krenarie për të.

“E ndjek shumë në këtë drejtim. Ai është lojtari i parë dhe i vetëm në histori që ka përfunduar futbollin. Ai e përfundon karrierën e tij si idhull jo vetëm si lojtar por si person. Nuk ia them këto gjëra, sepse ai i di këto. Ai e di se sa shumë e vlerësoj dhe e mbroj në fushë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga