
Pas humbjes së finales së Champion League-s ndaj Real Madridit dhe finales së Superkupës dy ditë më parë ndaj Lazios, Marrota ka premtuar për tifozët e "Zonjës së Vjetër" një super lojtar dhe këtë premtim ai e ka mbajtur.
"Corriere dello Sport" ka shkruar sot një artikull special për lojtarin më të ri të Juventusit. Bëhet fjalë për Matuidi, i cili do të transferohet te bardhezinjtë gjatë kësaj jave.
Matuidi është zgjedhja perfekte, por nuk i zgjidh të gjitha problemet, pasi në mbrojtje duhet një tjetër blerje cilësore, nëse Juventus kërkon të mbetet lider në Itali, por jo vetëm. Mësohet se, Spinazzola do të zërë vendin e Aasamoah, ndërkohë që më problematik paraqitet krahu i djathtë dhe qendra e mbrojtjes. Në sulm ndërkohë është bërë një ofertë 20 milion euro për Keita, dhe kjo marrëveshje mund të mbyllet shumë shpejt. Të gjitha mërrveshjet janë thuajse të mbyllura, mbetet vetëm firma e lojtarëve për të nisur startin në kampionat.
[gallery columns="1" size="full" ids="136241"]