
Marc Marquez ka fituar Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP dhe është shkëputet akoma më tepër ndaj Lorenzos dhe Rossit në krye të tabelës së klasifikimit. Spanjolli fitoi një garë të kushtëzuar nga kushtet e motit sepse pista fillimisht ishte e lagur ndërsa me kalimin e xhirove u tha plotësisht. Podiumi në Sachsenring u kompletua nga Cal Crutchlow me Honda dhe Andrea Dovizioso me Ducati. Vendi i 4-t i takoi britanikut Scott Redding, ndërsa pas tij u pozicionuan, Andrea Iannone e Daniel Pedrosa. Rezultat zhgënjyes për Valentino Rossin që u rendit vetëm i 8-i, ndërsa më keq shkuan gjërat për Jorge Lorenzon që e mbylli garën e Gjermanisë në vendin e 15-të.
Në Sachsenring Marquez përvec se zhvilloi një garë fantastike pasi u nis nga pole-position, zgjodhi edhe strategjinë më të mirë duke fituar kështu pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.