
Tirana do të startojë sot përgatitjet e radhës për sfidën ndaj Shënkollit. Fitorja ndaj Apolonisë pak ditë më parë ka sjellë qetësi në kampin bardheblu, por Ze Maria nuk mbetet i kënaqur, ai nuk do të humbasë kohë, ndaj i ka lënë vetëm një ditë pushim të tijtë për të startuar sot përgatitjet anti-Shënkoll.
Një kundërshtari panjohur për Tiranën si Shënkolli i vë para përgjegjësisë kryeqytetasit, por qetësohen kur shikojnë renditjen në tabelën e klasifikimit, e cila kryesohet nga bardheblutë, ndërsa Shënkolli ruan vendin e shtatë me vetëm 10 pikë të grumbulluara.
Dyshimi i vetëm për këtë sfidë është Marvin Turtulli, i cili ende nuk dihet nëse do ndihmojë apo jo trajnerin brazilian në këtë takim. Gjithçka prite të mësohet sot, pas seancës stërvitore për të kuptuar nëse do mund po jo Turtulli të luajë ndaj Shënkollit.