
Marco Materazzi mbërrin në Shqipëri. Ish-legjenda e mbrojtjes italiane dhe ish-lojtari i skuadrës së Interit do të vijë këtë të enjte në kryeqytet. Falë "Heineken", që është sponsor zyrtar i UEFA Champions League, do të bëhet e mundur ardhja e italianit në vendin tonë.
Pranë "The Plaza Tirana" do të organizohet në orën 18:30 një cocktail, ku do të jetë i ftuar edhe Marco Materazzi. Nuk është hera e parë që Heineken sjell në vendin tonë figura të njohura që kanë lënë gjurmë në futbollin botëror.
Vitin e shkuar ishte Gianluca Zambrota ai që vizitoi Tiranën, ndërsa të enjten e 18 prillit, pra pasnesër tjetër italian do të vijë në Shqipëri.
Galeria fotografike ()
Poll