BARCELONA bindet nga Marco ALONSO, palët rinovojnë kontratën
Shkruar nga NEWSPORT
Marco Alonso do të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”, pasi Barcelona nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar rinovimin me lojttarin.
Alonso me Barçën nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Barcelona gjithashtu njoftoi se për spanjollin ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.
32-vjeçari kaloi si lojtari i lirë në “Camp Nou” vitin e kaluar nga Chelsea. Deri më tani, Marcos Alonso ka regjistruar 19 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, teksa ka shënuar dy gola.
LATEST NEWS | Marcos Alonso renews contract until 2024