Një miqësi e veçantë mes Claudio Marchisio dhe yllit të popit ndërkombëtar Rihanna që do të ngjitet sot në mbrëmje në skenën e Torinos për një koncert. Një shkëmbim masiv në "Twitter" mes të dyve me premtimin se ai do t'i dhurojë bluzën që ka dalë kampion me Juventusin me firmën e tij që do t'ia dedikohë këngëtares bukuroshe.
“Riri, jam vërtet i mërzitur që sot për motive shëndetësore nuk mund të jem në koncert. Jam i bindur që do të kënaqesh dhe do të të duan miqtë e mi në Torino, që më kanë bërë të ndihem mirë sa herë që shkoj në fushë. Premtoj që në evenimentin tjetër nuk do të mungoj! - shkruan Marchisio.
[caption id="attachment_15683" align="aligncenter" width="489"] Faksimile e postimit në "Instagram"[/caption]