Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Maradona dhe telefonata e presidentit të Argjentinës, bëjnë Mesin të rishikojë vendimin për tu larguar

Shkruar nga NEWSPORT

Shumë e kanë quajtur një vendim momental të ndikuar nga emocionet atë që mori Lionel Mesi për tu tërhequr nga kombëtarja argjentinase. Pas humbjes së penalltisë në finalen e Kupës së Amerikës, Mesi është shprehur se ndeshjet e tij me Kombëtaren do të përfundonin këtu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit argjentinas i cili i ka telefonuar Mesit për të qëndruar në ekip. Mauricio Marci i ka kërkuar yllit 29-vjeçar të qëndrojë në ekip pasi ai ka shumë për të dhënë për ekipin kombëtar.mesiii

Ndërkohë që edhe legjenda tjetër e futbollit argjentinas Maradona i ka dalë në mbrojtje Mesit. Ai është shprehur se Mesi duhet ta rishikojë vendimin pasi nuk ka arsye të tërhiqet kaq shpejt nga përfaqësuesja.

’Mesi duhet të qëndrojë te Argjentina. Ai se bashku me skuadrën duhet të shkojnë në Rusi në 2018 dhe duhet të shpallen kampion bote. Ai duhet të shërbejë si forcë për lojtarët e tjerë, dhe të gjithë së bashku të vazhdojnë ta çojnë ekipin përpara. Nëse ai e lë futbollin kjo do  të jetë një fatkeqësi për Argjentinën’’, ka thënë Maradona.

Legjenda u shpreh i pakënaqur edhe për zhvillimet në Federatën Argjentinase të Futbollit, zgjedhjet për kreun e së cilës janë shoqëruar nga polemika dhe pakënaqësi.

Tags:

BOTA bota

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga