
AEK Athinë
Anthony Martial do të jetë futbollisti më i ri i Monterrey. Sulmuesi 29-vjeçar ka vendosur të largohet nga AEK Athinë, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit meksikan.
Është eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar mbi këtë transferim. Vlen të përmendet se tek ekipi meksikan, Martial do të gjejë ish-mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos.
Kujtojmë se sulmuesi francez ka patur një karrierë të pasur në Europë. Ai është aktivizuar me ekipe si Lyon, Monaco, Manchester United dhe në LaLiga spanjolle me skuadrën e Sevilla.
Poll