Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nisi sezonin me gol, Eraldo Çinari reagon në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Nisi sezonin me gol, Eraldo Çinari reagon në rrjetet sociale
Eraldo Cinari

Eraldo Çinari e ka nisur siç duhet sezonin e ri në kampionatin arab. Shkodrani arriti të gjente menjëherë golin te Al Jabalain.

Në javën e parë të ligës së dytë të futbollit arab, ekipi i 28-vjeçarit luajti në transfertë kundër Al Batin. Ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së Çinarit.

Shkodrani hapi serinë e golave, duke ndihmuar ekipin të siguronte 3 pikët. Pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale, me sulmesin që shprehet i lumtur për golin dhe fitoren e skuadrës, dnërsa shkruan se sezoni ka nisur siç duhet.

“Mënyra perfekte për të filluar sezonin. Gol dhe fitore”, ka shkruar shkodrani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erald Cinari (@erald.cinari)

Poll

Lexo gjithashtu