Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Prezantim spektakolar që ta marrë vesh e gjithë Turqia, Andre Onana bashkohet me Ernest Muçin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prezantim spektakolar që ta marrë vesh e gjithë Turqia,
Andre Onana

Andre Onana është futbollisti më i ri i Trabzonspor. Futbollisti 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Manchester United, për të nisur një aventurë të re në Superligën turke.

Prezantimi i futbollistit është bërë me anë të një video spektakolare, duke e pritur portierin kamerunas si hero.

Tek klubi turk, Onana do të jetë i huazuar, “formulë” e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. Ndërkohë që ky huazim nuk përfshin “të drejtë” apo “obligim” blerje.

Madje tek Trabzonspor, Onana do të gjejë edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçin. Kujtojmë se edhe ky i fundit është i huazuar, por nga Besiktas.

Përsa i përket karrierës së tij, kamerunasi nisi gjithçka në vendlindje me Eto’o Academy. Më pas ai luajti për të rinjtë e Barcelonës, ekipin e parë të Ajax dhe Inter në Serie A italiane.

Poll

Lexo gjithashtu