Valon Ahmedi është lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës. 29-vjeçari nga Ohri mbylli së fundmi aventurën e tij me Soligorsk në Bjellorusi dhe vendosi të rikthehej te Shkëndija.
Një goditje e bujshme për tetovarët, të cilët sigurojnë shërbimet e një sulmuesi me eksperiencë si Ahmedi. Kujtojmë që ky i fundit ka luajtur edhe 2 ndeshje me Kombëtaren shqiptare.
Gjithashtu, sulmuesi 29-vjeçar ka karrierë të gjatë në Itali, Slloveni, Izreal dhe Kroaci, me ekipi si Sudtirol, Celje, Maribor, Kiryat Shmona dhe Inter Zapresic. Tashmë, Ahmedi vendosi të rikthehej te Shkëndija për të ndihmuar tetovarët që të fitojnë trofe.
View this post on Instagram
Poll