Qatip Osmani është trajneri i ri i Strugës. Është vetë klubi kampion i Maqedonisë së Veriut që zyrtarizon afrimin e tij me një njoftim në faqen zyrtare.
“F.C. Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani. I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku... Mirësevini”, shkruan klubi.
Pas largimit nga Vllaznia, Osmani rikthehet në Maqedoni dhe me vete do të ketë edhe ndihmësin Bashkim Livoreka.
Osmani ishte një nga emrat kandidatë për stolin e Tiranës me bardheblutë që ende s’kanë zgjedhur trajnerin e ri. Pas Shpëtim Duros, edhe Qatip Osmani duhet të fshihet nga lista e Refik Halilit që duhet të shoh për alternativa të tjera.