
Ferhan Hasani i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin e luajtur. Fantazisti me origjinë shqiptare, por i aktivizuar me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që të “varë këpucët në gozhdë”.
34 vjeçari e ka nisur karrierën e tij futbollistike në Tetovë, tek skuadra e Shkëndijës. Arritja e tij më e madhe ishte transferimi në Bundesligë tek Ëolfsburg, teksa më pas është aktivizuar në Danimarkë me Brondby.
Gjithashtu, Hasani ka veshur fanellën e Al-Raed në Arabinë Saudite, Helsiknkit në Finlandë, por edhe Partizanit në Superioren tonë. Së fundmi, fantazisti ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa karrierën e tij e mbylli në Danimarkë me Helsinger.
Me 280 ndeshje, 95 gola dhe 58 asiste, ish-i i Partizanit mbyll kështu një karrierë fantastike.
View this post on Instagram