
Në prag të ndeshjes me Ludogorets, e vlefshme për fazën “play-off” të Europa League, skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka ndarë në rrjetet e saj sociale disa momente nga stërvitja, aty ku bie në sy stili, i ngjashëm me atë të “Tik-taka”-s.
Për kuqezinjtë e Tetovës, pjesëmarrja në një kompeticion europian është një “ëndërr” e realizuar, pasi ata e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në grupet e Conference League.
Duhet pranuar se Europa League është një kompeticion më prestigjoz dhe nëse ekipi i Jeton Beqirit arrin të kalojë Ludogorets, edhe përfitimet për klubin në aspektin financiar doi të ishin më të mëdha. Për t’u qartësuar, termi “Tiki-taka” vjen nga spanjishtja, “tiquitaca”. Prezanton një stil loje nga pasime të shkurtëra dhe te shpejta me një prekje.