Shkëndija e Tetovës
Është mbyllur java e 13-të në kampionatin e Maqedonisë së Veriut mes Shkëndija e Tetovës dhe Makedonija GP. Ky takim ka prodhuar plotë 9 gola, ndërsa ekipi i Jeton Beqirit ka dalë triumfues me shifrat e jashtëzakonshme 7 – 2.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3 – 1, ndërsa në të dytën u finalizuan edhe 5 të tjerë. Protagonist në këtë duel rezultojë Meliqi dhe Mazari, dopietë për secilin. Në listën e shënuesëve ishin gjithashtu te tetovarët Ramadani, Ademi, Belica dhe Latifi.
Shkëndija mban vendin e 3-të në tabelë me 27 pikë, 6 më pak se Vardari kryesues, por me një ndeshje më pak. Interesante është se 3 pozicionet e para i përkasin ekipeve shqiptar, përfshirë edhe Strugën e Bledi Shkëmbit.
Poll
