
Shkëndija e Tetovës
Shkëndija e Tetovës ka barazuar në transfertë përballë Pelister, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit maqedonas. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 0-0.
Një barazim suprizë për tetovarët, të cilët humbin një shans për t’u barazuar me Strugën e kreut. Kështu, Shkëndija mbetet në vendin e 3-të me 21 pikë, po aq sa Vardari i vendit të dytë dhe 2 më pak se Struga.
Në krahun tjetër, Pelister mbetet i 10-ti, në “zonën e ftohtë” me 7 pikë. Ndërkohë, vlen të theksohet se Shkëndija ka tjetër “detyrë” përveç kampionatit, pasi luan edhe në UEFA Conference League.
Poll