Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

“Me pasion dhe zemër”, politikani Ali Ahmeti mesazh patriotik tifozëve kuqezi: Kur luan Shkëndija, luan e gjithë shqiptaria

Shkruar nga NEWSPORT
“Me pasion dhe zemër”, politikani Ali Ahmeti mesazh patriotik
Ali Ahmeti

Politikani dhe kreytari i “Bashkimit Demokratik për Integritet” në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, e cila përkon me ndeshjen e nësërme mes Shkëndijës së Tetovës dhe Qarabag, e planifikuar të mbahet në Shkup. Ky mesazh konsiston me përkrahjen e ekipit tetovar në stadium, duke e vendosur theksin te motivet emocionale.

Nëse ekipi i Jeton Beqirit arrin të eliminojë azerët e Qarabag, ka shansin e “artë” për të kapur fazën e grupeve në Champions, e cila do të ishte diçka historike për një klub shqiptar: “Të dashur miq. Nesër, Shkëndija jonë do të përballet me skuadrën e Qarabagut, në kuadër të eliminatoreve të UEFA Ligës së Kampionëve.

Është një sfidë e rëndësishme, jo vetëm për klubin, por edhe për tifozët dhe për të gjithë ata që gjithmonë kanë qëndruar besnikë pas ekipit. Ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të mblidhemi në stadium dhe t’u japim përkrahjen e merituar djemve tanë, ashtu siç dimë ne: me pasion, me zemër dhe me zë të fuqishëm! Shihemi së bashku në stadium, për të përjetuar emocione dhe për të treguar se kur luan Shkëndija, luan gjithë shqiptaria!”.

“Me pasion dhe zemër”, politikani Ali Ahmeti mesazh patriotik
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga