Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Klubi shqiptar me gjest prekës për festat, skuadra mbështet dhe solidarizohet me fëmijët në nevojë

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi shqiptar me gjest prekës për festat, skuadra mbështet dhe
Shkëndija e Tetovës

Sot, 'kuqezinjtë' e klubit të Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut vazhduan traditën e tyre të përvitshmee të kujdesit social duke kaluar një pjesë të ditës me fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore “Teteksi” në Tetovë. Futbollistët e klubit shqiptar Zija Merxhani, Ferat Ramani dhe Lorik Jakupi të shoqëruar nga stafi mediatik dhe logjistik u bashkuan me këtë kategori të shoqërisë duke e bërë këtë periudhë të fundvitit edhe më të veçantë për ta.

Lojtarët u dhuruan paketa ushqimore si dhe kalendarin zyrtar të Shkëndijës për vitin 2025, i cili këtë herë u prezantua për herë të parë ekskluzivisht për këta fëmijë, përpara shpërndarjes së tij zyrtare për publikun. Takimi u shoqërua me buzëqeshje, biseda të ngrohta dhe momente të paharrueshme që përcollën mesazhin e solidaritetit dhe dashurisë.

KF Shkëndija e sheh si përgjegjësi sociale mbështetjen dhe kujdesin për çdo kategori të shoqërisë. Këto vizita janë një dëshmi e përkushtimit për të ndikuar pozitivisht në jetën e fëmijëve dhe për të dhënë shembullin se bashkë mund të krijojmë një shoqëri më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga