Struga u shpall kampion për herë të dytë rradhazi në Maqedoninë e Veriut dhe të dytin herë në historinë e saj. Një arritje historike për një qytet si Struga dhe për një klub me investime shumë herë më të vogla se rivalët e Shkupit apo Shkëndijës.
Një skuadër e udhëhequr nga futbollistë me eksperiencë si Mentor Mazrekaj, Besart Ibraimi apo Vangjel Zguro që kanë patur një peshë të rëndësishme në skuadër.
Mazrekaj, pas fitores së titullit kampion, ndan një postim në faqen e tij në Facebook ku shprehet shkurt dhe qartë, “Pastër, bukur, shkurt dhe qartë. Kampion i Maqedonisë”, shkruan Mazrekaj.
Poll