
Pep Guardiola shquhet për pasionin e tij të madh për punën që bën dhe shpeshherë e kemi parë reagime apo veprime që e karakterizojnë spanjollin. Sëfundmi, Guardiola ka dërguar fizioterapistin e ekipit Mario Pafundi në kampin e trajnimit të Kombëtarës së Norvegjisë për të mbikqyrur sulmuesin Erling Haaland.
Kampionët e Anglisë janë të mahnitur me startin e sezonit që ka bërë sulmuesi me 14 gola në 9 ndeshjet e para. Megjithatë, Haaland gjatë 2 viteve në Dortmund kaloi disa dëmtime që e mbajtën jashtë fushave për disa muaj. Afrimin e fizioterapistit në kampin stërvitor e mirëpriti edhe trajneri i Norvegjisë që deklaroi se Pafundi do të punojë si fizioterapist i tretë në ekip dhe nuk do të jetë vetëm për Haaland por edhe për pjesën tjetër të grupit.