Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mancini në Arabi, Claudio Ranieri thumbon rëndë: S'do e bëja kurrë, kam ende stimuj të tjera veç parave

Shkruar nga NEWSPORT
Mancini në Arabi, Claudio Ranieri thumbon rëndë: S'do e

Claudio Ranieri foli për të ardhmen e tij në mikrofonat e Dazn  pas humbjes ndaj Interit, duke mos kursyer një thumbim ndaj ish-trajnerit të Kombëtares italiane, Roberto Mancinit.

“Karriera ime si trajner klubi do të përfundojë në Cagliari. Nëse do të vinte Kombëtarja e duhur, gjë që më intrigon... do ta mendoja. A është tashmë skuadra arabe e zënë? Sinqerisht, nuk do të kisha shkuar. Unë kam akoma stimuj të ndryshëm veç parave", deklaroi Ranieri.

Roberto Mancini u largua befasisht nga drejtimi i Kombëtares italiane teksa pranoi ofertën e majme prej 30 milionë eurosh në sezon të sheikëve të Arabisë Saudite për të marrë drejtimin e Kombëtares saudite.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga