Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Manchester UNITED “shpëtoi” nga RONALDO, “Djajtë” prezantojnë “rregullin e CR7-tës”

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester UNITED “shpëtoi” nga RONALDO,

Manchester United mund ta themi pa frikë se ka shpëtuar nga Cristiano Ronaldo. Aventura e dytë e portugezit në “Old Trafford” nuk ka shkuar ashtu siç drejtuesit dhe CR7 kishin imagjinuar, pasi tashmë ish-ylli i Real Madrid është një lojtar i Al NAssr në Arabinë Saudite, ndërsa u largua nga Premeir League pak para se të niste Kupa e Botës.

37-vjeçari në “Old Trafford” përfitonte gati 500 mijë paund në javë, një shumë jashtëzakonisht e lartë në krahasim me lojtarët e tjerë të skuadrës.

Sipas mediave britanike, drejtuesit të shkatërruar nga paga që i jepnin portugezit kanë marrë një vendim, ndërsa e kanë cilësuar si “rregulli i Ronaldos”, që do të thotë asnjë lojtarë nuk do të përfitojë më shumë se 200 mijë paund në javë.

I pari që e pëson nga ky rregull është portieri David de Gea, i cili aktualisht përfiton 375 mijë paund në javë, me kontratën aktuale që i skadon në qershor dhe në marrëveshjen për rinovimin djajtë i aknë ofruar 200 mijë paund në javë. Askush nuk do të marrë një ofertë më të lartë se kjo në baza javore në të ardhmen dhe do të shohim nëse ky rregull do të funksionojë për gjigantin nga Old Trafford në vitet e ardhshme.

Shefi ekzekutiv aktual Richard Arnold, drejtori i futbollit John Murtough dhe menaxheri Erik ten Hag duan të shmangin një kulturë xhelozie në dhomën e zhveshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga